Dasma e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj, çfarë dihet deri tani rreth ceremonisë

Dasma e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj, çfarë dihet deri tani rreth ceremonisë

Pak ditë më parë ishte “Kryefjala” që zbuloi se pas disa muajve, më saktësisht në verën e këtij viti, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të kurorëzojnë dashurinë e tyre disa-vjecare tashmë në një ceremoni që do të zhvillohet në Itali.

Ndërkohë sot janë zbuluar më shumë detaje rreth dasmës së moderatores dhe regjizorit të “BBVIP”, teksa sipas “Revista Who”, dita e tyre speciale do të jetë në Toskanë, qytetin që ata e vizitojnë shpesh dhe nga ku kanë ndarë mjaft momente edhe në rrjetet sociale. 

Po ashtu mësohet se cifti ka vendosur që ceremoninë ta bëjë vetëm në praninë e familjarëve dhe njerëzve të afërt, pa personazhe showbiz-i, ndërsa nuk dihet se kush do të jenë performuesit në dasëm, kjo pasi Arbana momentalisht është e përqëndruar tërësisht në javët finale të “BBVIP”. 

Megjithatë “Panorama Plus” raporton se në fakt ata që do të këndojnë në dasëm do të jenë Klajdi Haruni, Bruno, madje edhe Flori Mumajesi.

Ndërkohë sipas kësaj media, Arbana ka menduar edhe për menu-në, duke ja besuar restorantit italian ku do të zhvillohet ceremonia, me pjata krejtësisht italiane, ndërsa me moderatoren do të jetë edhe “ekipi” i saj nga Shqipëria, që do të kujdesen për look-un dhe detajet e tjera. 

Dasma e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj, çfarë dihet deri tani

Nuk dihen megjithatë me siguri këto detaje dhe pritet të konfirmohen plotësisht vetëm ditën e dasmës, me Arbanaën që me shumë gjasë do të ndajë momente nga dita e saj speciale, me siguri e shoqëruar edhe nga fëmijët e saj. 

Related Articles