Veturën që harroi ku e parkoi, e raportoi si të vjedhur – ia gjejnë ‘Meraklitë e kerreve’

Veturën që harroi ku e parkoi, e raportoi si të vjedhur – ia gjejnë ‘Meraklitë e kerreve’

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. E për një rast të tillë që dyshohej të ketë ndodhur në Prishtinë, Prokuroria nisi hetimet dje.

Një qytetar i Prishtinës kishte raportuar në Polici se nuk e ka gjetur veturën e tij te garazhi i banesës,  aty ku e parkoi një natë më parë. 38-vjeçari kishte ngritur dyshime se dikush mund t’ia kishte vjedhur veturën dhe për këtë kishte njoftuar Policinë, teksa thirrje për ndihmë kishte kërkuar edhe në grupet në Facebook.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se vetura është gjetur pak orë më vonë nga pronari i saj, i cili kishte harruar se ku e kishte parkuar atë.

Pronari i automjetit ka bërë me dije në Polici se për vendndodhjen e veturës është njoftuar nga anëtarët e grupit ‘Marakli t’kerreve’.

Related Articles