Anëtari i AAK-së Daut Haradinaj ka vizituar familjet e të vrarëve nga sulmi që iu bë autobusit në fshatin Gllogjan.
Përmes profilit të tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se shpreson që dora shqiptare nuk e ka bërë këtë akt kriminal. ‘Kisha pasë dëshirë që asnjë shqiptar, kurrë mos me pasë kësi dhimbje’, u shpreh Haradinaj.
Postimi i tij i plotë:
Shpresoj që dora shqiptare nuk e ka bërë! Florim e Beqë, shpresoj që Zoti ua din. Kisha pasë dëshirë që asnjë shqiptar, kurrë mos me pasë kësi dhimbje! /Gazeta Enigma/