David Luiz kërkohet nga disa skuadra

David Luiz kërkohet nga disa skuadra

David Luiz ka mbetur një futbollist i lirë pas largimit nga Arsenali.



Mbrojtësi i famshëm brazilian ka një karrierë të madhe duke luajtur për skuadra si Benfica, Chelsea, PSG e së fundmi në Arsenal.

Por kanë kaluar më shumë se një muaj ku Luiz është një futbollist i lirë dhe po pret ofertën e duhur.

34-vjeçari është në bisedime me disa skuadra, por ka një kusht për të nënshkruar. Ish-reprezentuesi brazilian kërkon një kontratë dy vjeçare nga klubet e interesuara për të.

Mediat e ndryshme në Angli kanë raportuar se skuadra si Olympique Marseille, Adana Demirspor dhe Benfica janë skuadra që po negociojnë transferimin e tij.

Së fundmi është përfolur edhe për dy skuadrat italiane Spezia dhe Lazio të cilat kanë pasur kontakte me agjentin e lojtarit.

Por nuk përjashtohet mundësia që Luiz të rikthehet edhe në Brazil, ku Flamengo dhe Atletico Miniero kanë shprehur interesim për të.

Gjithsesi java e ardhshme pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e brazilianit i cili qëllimin e ka të mbetet edhe për dy vite në futbollin evropian. 

Related Articles