Tenisti serb, Novak Djokovic bashkë me ekipin e këtij shteti, dje në hyrjen e tyre në “Davis Cup” u paraqiten me një këngë nacionaliste serbe që thërret në aneksim të Kosovës.
Kjo shkaktoi reagime të shumta, duke shkruajtur edhe disa eurodeputetë, ku dënuan këtë akt nga skuadra serbe.
Kënga në fjalë u kushtohet trevave tona, me pretendimin që janë të tyre.
E pas kësaj, duket se organizatorët e këtij turneu kanë marrë masa.
Video që ishte publikuar nga faqja zyrtare e “Davis Cup”, tashmë është fshirë dhe nuk ekziston.
Kjo nuk është hera e parë që Djokoviq është pjesë e skandalave ku bëhet fjalë Kosova, shtet të cilin ai dhe shteti prej nga vjen nuk e njeh.
Ai njihet për qëndrimet e tij nacionaliste kundër Kosovës.