Dea dhe Kristi thonë se Luizi nuk e fiton Big Brother, ai i jep përgjigjen epike

Dea dhe Kristi thonë se Luizi nuk e fiton Big Brother, ai i jep përgjigjen epike

Sipas Kristit dhe Deas, Luizi nuk e fiton Big Brotherin, por finalen e ka merituar. Teksa bisedonin në oborr, të tre patën një përplasje me fjalë lidhur me faktin nëse Luizi e meriton ta fitojë Big Brother apo jo.

Luizi e mori me humor situatën dhe tha se nëse ai nuk shpallet fitues, do kërkojë të hapen kutitë e votimit.

Kristi: Seriozisht mendon Luizi që mund ta fitojë Big Brotherin?

Dea: Po ai është i bindur që do ta fitojë

Luizi: Pjesa më e bukur është që dhe ju jeni të bindur, por s’jua nxjerr dot goja.

Dea: Jooo, jooo, që të dilje finalist i parë e mendoja, por të fitosh jo.

Kristi: Atë them dhe unë e meriton finalen, fitoren jo.

Dea: Finalen e meriton se je lodhur ça s’ke bërë këtu brenda, por fitoren çik vështirë.

Luizi: Nëse s’e fitoj do kërkoj të hapen kutitë.

Related Articles