KQZ-ja pritet t’i shpallë rezultatet për zgjedhjet në veri

KQZ-ja pritet t’i shpallë rezultatet për zgjedhjet në veri

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) sot do t’i shpallë rezultatet për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave veriore, Mitrovicës së veriut, Zveçanit, Leposaviqit, Zubin Potokut, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave në Zveçan dhe Leposaviq.

Mbledhja e sotme e KQZ-ës do të fillojë nga ora 13:15. Në rend të ditës është edhe fjalimi i kryetarit të KQZ-ës, Kreshnik Radoniqi.

Të dielën, KQZ i kishte publikuar rezultatet preliminare, ku fitues dolën LVV dhe PDK me nga dy komuna, PDK e mori Zveçanin dhe Zubin Potokun, ndërsa LVV e mori Mitrovicën e veriut dhe Leposaviqin.

Related Articles