Një debat i ashpër ka ndodhur mes asamblistit Muhadin Haziri dhe drejtorit të urbanizmit në Komunën e Gjilanit, Ali Arifi.
Haziri në Kuvendin Komunal e ka akuzuar Arifin për keqpërdorime financiare, duke quajtur edhe “hajn”.
Ai u ankua se drejtori nuk po i përgjigjet në pyetjet e tij.
“Ti je hajn mashtrues, kriminel, përgjigju në pyetjet e mia, a ka leje ndërtimore rruga Hamdi Kurteshi, a ka pyetje me të thjeshtë se kjo”, tha Haziri.
Ndërkaq edhe përgjigja e drejtorit ishte e ashpër: Nëse unë jam kriminel ti je koka e kriminelit. Pyetjet i përgjigjem me shkrim dhe e keni përgjigjen brenda ditës.