Debatik Curri në disiplinë, kishte fyer gjyqtarin në ndeshjen Prishtina – Llapi

Debatik Curri në disiplinë, kishte fyer gjyqtarin në ndeshjen Prishtina – Llapi

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit te Kosovës, ka hapur procedurë disiplinore ndaj Debatik Currit dhe përfaqësuesit zyrtar Kushtrim Sopa.

Sipas njoftimit të FFK-së, gjegjësisht komisionit përkatës, për Currin është hapur inicimi disiplinor, për siç është thënë, ofendime të rënda ndaj asistentin të dytë. Ndërkaq, Sopa për shkak se ka dëmtuar me grusht bankinën e delegatit të ndeshjes, shkruan Gazeta Enigma.

Inicime disiplinore ka edhe ndaj KF ”Drenica” me mnotiv se skuadra vendëse nuk eka organizuar si duhet ndehsjen, gjegjësisht “Lëshim në organizimin e ndeshjes Drenica-Feronikeli”, e cila ka filluar me dhjetë (10) minuta vonesë për shkak të mungesës së autoambulancës. Në min.25, hidhet një fishekzjarre në fushën e lojës. Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët vendas ofendojnë në kor lojtarët e ekipit të Feronikelit. Këto fakte janë konstatuar nga komisioni përkatës bazuar në raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe xhirimit televiziv.

Inicim disiplinor:

ndaj: Nd.trajnerit të FC ”Prishtina” Debatik Curri me nr ID.000624M83; Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes Prishtina-Llapi, gjatë largimit nga fusha ofendon dhe fyen rëndë asistentin e dytë. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes.

ndaj: Përfaqësuesit zyrtar të FC ”Prishtina” Kushtrim Sopa me nr ID.020174M87. Motivi: Në minutën e 90+, godet me grusht bankinën e delegatit të ndeshjes duke e dëmtuar atë. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina-Llapi.

Related Articles