Një person në Deçan ka vdekur mbrëmë.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima ka vdekur si pasojë e plagëve të marra gjatë prerjes së drunjëve.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktmës është dërguar për obduksion.
“Decan 28.07.2022 – 19:45. Një mashkull kosovar dyshohet se ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë pasi ka pësuar lëndime trupore gjatë prerjes së drunjëve në pyll. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në raport.