Një rast i rëndë ka ndodhur dje në fshatin Irzniq të Deçanit. Një person ka tentuar vetvrasjen.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se I.Dervishaj është varur në litar në shtëpinë e tij.
Para se të kryente aktin, deçanasi i ka lënë një amanet një familjari që ndodhet në një shtet të huaj. Me të pranuar mesazhin, mërgimtari ka njoftuar familjarët për aktin e tij.
Një nga familjarët ka arritur të gjej të varur në litar qytetarin në fjalë duke e shpëtuar nga vdekja në momentet e fundit të jetës. I njëjti është dërguar në spital dhe po trajtohet nga plagët e marra.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur I.Dervishaj ishte në borxhe të mëdha për shkak të fajdeve dhe për këtë arsye ka tentuar të privoj veten nga jeta.