Një vajzë është arrestuar në Deçan, pasi e njëjta e kishte lënduar dorën gjatë manipulimit me revole, shkruan Gazeta Enigma.
Me vendim të prokurorit e njëjta është liruar në procedurë të rregullt, kurse arma është konfiskuar me cilës të provës materiale.
Rasti vazhdon të jetë nën hetime.
“E dyshuara femër kosovare dyshohet se gjatë manipulimit me revole është lënduar në dorë. E dyshuara është arrestuar, më pas me vendim të prokurorit e njëjta është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa arma është konfiskuar në cilësi të provës materiale. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.