Analisti politik, Ilir Deda, tha se Gjykata Kushtetuese sugjeroi se nuk duhet të ketë imponim, por bashkëpunim/konsensus e marrëveshje mes partive, për konstituim të Kuvendit.
“S’ka ndrrim të mënyrës së votimit, dhe s’ka çare pa u konstituu Kuvendi brenda 30 ditësh (e çka nëse nuk konstituohet?)”, shkroi Deda në një postim.
“E tash, masi që Gjykata e tha ate që e kemi thënë shumë prej nesh, a ka ndonjë kërkim falje prej partisë më të madhe që e tërhoqi për hundësh një vend të tërë me muaj? Apo, kurgjo kurkujt?”, pyeti Deda.
“Kosovës politike i duhet një shkundje e rëndë e atillë që e normalizon njëherë e përgjithmonë”, u shpreh në fund ai. /Gazeta Enigma