Analisti Ilir Deda në një deklaratë për media u tha mbështetësve të ish-presidentit Hashim Thaçi se ky i fundit me anë të intervistës bëri të ditur se nuk ka hatërmbetje me Specialen, raporton Gazeta “Enigma”.
“Edhe kur flet për Specialen, shihet se nuk ka hatërmbetje. Këtu tash fillohet me një retorikë nxitëse, po nëse vet Hashimi po thotë uleni tonin, respektojani mesazhin. Ai nuk ka dhënë asnjë lloj mesazhi që duhet me dal në protestë”, tha Deda në “Rubikon”.
Deda nënvizoi edhe deklaratën e Thaçit kur tha se “marrëdhënia me Shtetet e Bashkaura të Amerikës është jetike për shtetin tonë”. Derisa tha se Thaçi pati mesazhe për nevojën e Kosovës për aleancë me perëndimin. /Gazeta Enigma/