Deda: Ne po jetojmë të sunduar nga Kurti

Deda: Ne po jetojmë të sunduar nga Kurti

Opinionisti Ilir Deda tha se në Kosovë qytetarët po jetojnë “të sunduar”.

Sipas Dedës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti “do pushtet absolut, është gjenerator i krizës politikë në vend dhe polarizimeve”.

“Ne po jetojmë, veç kush do me i mbyllë sytë e me qenë qorr e mos me pa realitetin, ne po jetojmë të sunduar nga një qeveri e papërgjegjshme”.

“Unë kam shpresu që Albini përtej të gjithave, e mëson që kur te sheh që nuk e ka shumicën parlamentare, që duhet me qenë bashkëpunues, duhet me bë kompromis me partitë e tjera në Kosovë, nuk i ka 51 për qind se edhe ashtu nuk e bëri namin me to”, tha Deda.

Lidhur me gjuhën që përdori kreu i LVV, Albin Kurti në zgjedhjet e shkurtit, Deda tha se arsyetimet e tij të kota “nuk pijnë ujë”.

Related Articles