Deda: Partitë të ndërmarrin veprime ndaj hajnave të tyre

Deda: Partitë të ndërmarrin veprime ndaj hajnave të tyre

Opinionisti Ilir Deda, në një deklaratë për media tha se partitë politike duhet të ndërmarrin veprime konkrete ndaj “hajnave të tyre”.

Ai u shpreh i befasuar nga heshtja e VV-së lidhur me dyshimet për vjedhje votash, duke theksuar se pa ndëshkimin e këtyre dukurive nuk mund të ketë shtet ligjor dhe funksional.

Deda tha se qytetarët po e shohin drejtpërdrejt se kujt po i shtohen votat dhe se kjo situatë është një mundësi për partitë që të dëshmojnë nëse janë realisht për drejtësi, duke përjashtuar ata që vodhën nga partia.

“Çdo qytetarë Live e sheh se kujt po i shtohen votat e kush po ia shton vetës votat. Edhe në vitin 2007 ka pasur vjedhje, por edhe ne 2010 ka pasë dhe kush kërkujt s’ia ka ni. 16 vjet më vonë, kalbjen e tërë partive politike, diskreditimin e bazës së partive politike. Dhe mendoj se është një mundësi për të gjitha partitë, që janë të përbashkuara në dallavere dhe vjedhje të votës”, tha Deda në “Rubikon”.

“E kanë një mundësi me na bind neve si qytetarë a e kanë përnime drejtësinë e shtetin ligjor e luftimin e dallavereve, nëse e kanë përnimë, bukfalisht qatë rrjetin e vet duhet me përjashtu prej partisë”, tha Deda.

Related Articles