Deda për deklaratën e Trump: S’mund të shpallet as gjendja e jashtëzakonshme pa Kuvend

Deda për deklaratën e Trump: S’mund të shpallet as gjendja e jashtëzakonshme pa Kuvend

Opinionisti Ilir Deda, në një deklaratë për media ka komentuar deklatrartën e presidentit Trump për mundësinë e një sulmi nga Serbia në vendin tonë, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje Deda ka theksuar se nëse partitë politikë kanë qenë në dijeni se kemi qenë buzë një konflikti dhe siç tha ai, ende merren me Albulena Haxhiun, atëherë sipas tij, diçka nuk po funksionon në rrënjët e shtetit.

“Në qoftëse të gjitha partitë politike e dinë që kemi qenë buzë konfliktit e ne hala merremi me Albulenën, atëherë diçka nuk po funksionon në rrënjë të shtetit tonë”, tha Deda në “Rubikon”.

Në lidhje me këtë mundësi, Deda tha se s’do të mund të shpallej as gjendja e jashtëzakonshme pa Kuvend.

“Invadon Serbia, ti s’mundesh as gjendjen e jashtëzakonshme me e shpallë, atë e bën Kuvendi. Qeveria nuk mundet me marrë shumë vendime, e sidomos në detyrë dhe ne jemi në paralizë institucionale. Tash pse me e leju veten me ardhë deri tek kjo pikë?”, tha ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles