Deda: Po shpërfaqet ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit, me u bë Kosova “e babës”

Deda: Po shpërfaqet ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit, me u bë Kosova “e babës”

Opinionisti Ilir Deda ka folur lidhur me sulmet e bëra nga Qeveria Kurti ndaj mediave, duke i cilësuar ato si të rrezikshme dhe të destinuara për të dështuar.

Ai më tej tha se po shfaqet ëndrra e Shqipërisë së “xhaxhit”, me synimin që Kosova të bëhet “e babës”.

“Tani po shfaqet në formën më brutale kjo ëndërr e Shqipërisë së xhaxhit, me u bë Kosova e babës”,  tha Deda.

Ai shtoi se nuk e kupton qëllimin e veprimeve të tilla, duke theksuar se lufta kundër mediave është gjithmonë e humbur.

“Përnjëmend nuk e di çfarë po duan këta njerëz, sepse lufta kundër medias është gjithmonë e humbur. Askush nuk e ka fituar dhe nuk do ta fitojë, as kjo qeveri dhe asnjë në të ardhmen”, tha Deda.

Related Articles