Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova ka thënë se këto janë ditë vendimtare për Kosovën, sa i përketë Procesit të Berlinit.
Ai është shprehur se me këtë vendim përcaktohet se do a do të ecim me shtetet e rajonit, apo sipas tij, do mbesim prapa,
“Janë ditët vendimtare se a do ta merr Kosova vendimin e duhur që të mbetet pjesë e Procesit të Berlinit, që të zëvëndësohet UNMIK-u në CEFT-a me Kosovë dhe a do të ecim bashkë me rajonin në jetësimin e tregut të përbashkët rajonal dhe në benefitin e parë të kyçjes sektoriale në tregun e BE-së, apo do të mbesin jashtë këtyre proceseve”, është shprehur ai.