Deda: Qysh është e mundur që Presidentja s’po i adresohet popullit për procesin zgjedhor?

Deda: Qysh është e mundur që Presidentja s’po i adresohet popullit për procesin zgjedhor?

Më 9 shkurt, Kosova i mbajti zgjedhjet e rregullta parlamentare, të parat që nga paslufta.

Gati 800 mijë qytetarë shprehën vullnetin e tyre përmes votës.

Në këtë proces, kritika të mëdha mori Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sa i përket shpalljes së rezultateve dhe procesit të numërimit.

Me këtë rast, analisti politik Ilir Deda, nga kritikat nuk e kurseu as presidenten Vjosa Osmani.

Deda u shfaq i habitur me heshtjen e Osmanit rreth zgjedhjeve që u mbajtën të dielën.

“Unë nuk po e kuptoj. Qysh e mundur mos me ju drejtua në situata të vështira qytetarëve asnjëherë”, tha ai në Rubikon.

“Ajo e din shumë mirë se çka po ndodh”, theksoi Deda.

Related Articles