Deda: Serbisë dhe njerëzve që s’ia duan të mirën Kosovën i konvenon mos të kemi Kuvend funksional

Deda: Serbisë dhe njerëzve që s’ia duan të mirën Kosovën i konvenon mos të kemi Kuvend funksional

Analisti politik, Ilir Deda, ka thënë se Serbisë i konvenon më së shumti që Kosova të mos ketë Kuvend funksional.

Sipas tij, krejt njerëzve që janë kundër Kosovës, i konvenon ky, siç e quajti ai, “budallallëk që e ka kapur politikën kosovare këtë kohë”.

“Mungesa e vetëdijes shtetërore, mungesa e përgjegjësisë shtetërore, mungesa e marrëveshjes me njëri-tjetrin, mungesa e kulturës bazike politike, krejt armiqve të Kosovës i konvenon. Nëse politika e Kosovës ka vendosur që ta shkatërrojë shtetin e Kosovës, le ta shkatërrojë”, tha Deda në Rubikon.

Tutje, ai u shpreh se kjo është gjuha e vetme që të shtynë “ai grumbull i njerëzve që të flasësh për të pasur mesazh serioz”.

Related Articles