Deda thotë se veç shqiptarët nuk ulen me folë njëri me tjetrin për shtet

Deda thotë se veç shqiptarët nuk ulen me folë njëri me tjetrin për shtet

Analisti Ilir Deda ka thënë që vetëm shqiptarët nuk ulen bashkë të komunikojnë në vitin 2025 së bashku për shtet.

Ai po i referohej situatës pas zgjedhjeve ku ai thotë se ka mungesë të thellë komunikimi mes partish për mundësinë e krijimit të një qeverie.

“Na krejt jetojmë në këtë shtet. Qeky shtet është i përbashkët. Kur armiqësitë kanë qenë më të mëdha edhe Rugova me Thaçin janë ulur me bisedu me njani-tjetrin e na s’po mujmë në vitin 2025 me e pa një komunikim normal të partive politike?”, ka thënë Deda në Rubikon.

“Na duhet me kërku që ajo me ndodh. Veç shqiptarët nuk ulen bashkë me folë për shtet në Ballkan”.

Related Articles