Deda: Uroj të mos ndodh skenari i një konflikti për ta sjellë vëmendjen e SHBA-së

Deda: Uroj të mos ndodh skenari i një konflikti për ta sjellë vëmendjen e SHBA-së

Presidenti i Shteteve të Bashkuara ta Amerikës, Donald Trump tash e disa herë e ka përmendur se ka ndaluar shpërthimin e një konflikti mes Kosovës  e Serbisë.

Kjo deklaratë e tij është parë si “alarm” se Trump e ka në agjendë edhe një herë çështjen Kosovë-Serbi.

Por, opinionisti Ilir Deda uron të mos ndodhë skenari i një konflikti mes dy vendeve që në këtë mënyrë të rikthehet vëmendja e SHBA-së, teksa shtoi se edhe dialogu i gjatë me Serbinë e ka blloku një pjesë të Kosovës nga zhvillimi.

“Nuk bënë më me u sjellë sikur Kosova është e pamjaftueshme për neve. E mjaftueshme është për neve po na s`po dimë çka me bë me shtet. Na kemi marrë në thu. Edhe unë shpresoj që ka me pas marrëveshje sa më shpejt e sa më të mirë për neve që të mund ta rregullojmë shtëpinë tonë”.

“Dialogu me Serbinë e ka blloku një pjesë të Kosovës që të përparojë, ne jemi duke bërë regres në fusha të cilat janë kyçe për zhvillim të një populli. Unë këtë mund të urojë se ishalla nuk ndodhë skenari i një konflikti për ta sjell vëmendjen e Administratës së Amerikës. Duhet me qenë të përgatitur e serioz e me tri-katër opsione si e shohim raportin normal mes dy vendeve”, tha Deda në Rubikon.

Related Articles