Deda: VV-ja po bën hajgare me procedurë e shpikje të rregullave

Deda: VV-ja po bën hajgare me procedurë e shpikje të rregullave

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka kritikuar VV-në për ngërçin aktual politike.

Ai ka vlerësuar se nuk mund të pritet marrëveshje politike kur grupi më i madh politik nuk do marrëveshje dhe bën hajgare.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se VV-ja me procedurë e shpikje të rregullave dhe keqinterpretime të qëllimshme të gjithçkaje po e zvarrit konstituimin e Kuvendit.

“Nuk mund të presim marrëveshje politike kur grupi më i madh politik nuk do marrëveshje dhe bën hajgare me procedurë e shpikje të rregullave dhe keqinterpretime të qëllimshme të gjithçkaje që lidhet me seancën konstituive të Kuvendit. Kosova nuk duhet me mbetë peng e një kandidature të refuzuar qe shtatë herë. Dikush mund ti ketë edhe 700.000 vota, por në Kuvend bën vetëm NJË votë të barabartë me 119 të zgjedhur të tjerë. Mundet edhe mos e u maltretu një vend i tërë nëse cilido prej institucioneve të thirrura – Presidentja, Ombudspersoni ose 10 deputetë – i drejtohen Gjykatës Kushtetuese sa më parë që të kemi fund të këtij filmi të keq.

Related Articles