Defekt në rrjetin e ujësjellësit, disa lagje mbesin pa ujë në Prishtinë

Defekt në rrjetin e ujësjellësit, disa lagje mbesin pa ujë në Prishtinë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa lagje të kryeqytetit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm si pasojë e një defekti në rrjetin e ujësjellësit.

Bëhet fjalë për gjysmën e lagjes së Hajvalisë, Veternikun (kah Gorenja), Lagjjen Qëndresa, Konsumatorët prapa Grand Store dhe zonën kah Rezonanca – Lagjja Premium.

“Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po punojnë me intensitet për sanimin sa më të shpejtë të defektit. Rikthimi i furnizimit do të bëhet menjëherë pas përfundimit të punimeve”, njofton ujësjellësi.

Related Articles