Defekt në rrjetin e ujësjellësit, këto lagje të kryeqytetit mbesin pa ujë

Defekt në rrjetin e ujësjellësit, këto lagje të kryeqytetit mbesin pa ujë

Rruga” Luan Haradinaj”, Qendra, Dardania dhe një pjesë e lagjes Kalabria kanë mbetur pa furnizim me ujë për shkak të një defekti të papritur që ndodhi në rrjetin e ujësjellësit në rrugën” Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Kështu njoftoi zëdhënësja e ujësjellësit Arjeta Mjeku.

“Ju njoftojmë se për shkak të një defekti të papritur në rrjetin e ujësjellësit në rrugën” Luan Haradinaj” do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë deri në sanimin e problemit”, tha ajo. / Gazeta Enigma.

Related Articles