Dëgjohen shpërthime në Izrael, Irani thotë se ka lëshuar 100 raketa

Dëgjohen shpërthime në Izrael, Irani thotë se ka lëshuar 100 raketa

Televizioni shtetëror iranian ka njoftuar se Irani ka nisur valën e dytë të operacionit të tij ushtarak “Premtimi i Vërtetë 3” kundër Izraelit sonte, duke lëshuar mbi 100 raketa dhe drone drejt territorit izraelit, me Haifën dhe Tel Avivin si objektivat kryesorë.

Sipas raportimeve të televizionit shtetëror iranian, sulmi përfshin një kombinim të dronëve dhe “mbi 100” raketave, duke synuar të “prishë gjumin e banorëve” në zonat e shënjestruara. Sirenat e alarmit kanë filluar të bien në Izraelin verior, ndërsa mediat izraelite raportojnë për shpërthime të dëgjuara në zonat e Haifës dhe Kiryatit. Ende nuk është e qartë nëse raketat kanë goditur tokën apo janë neutralizuar nga sistemet mbrojtëse izraelite.

Ky zhvillim vjen pas përshkallëzimit të tensioneve mes Iranit dhe Izraelit, të ndezura nga sulmet ajrore izraelite të premten e kaluar ndaj objekteve bërthamore dhe ushtarake iraniane. Autoritetet izraelite kanë udhëzuar banorët të qëndrojnë pranë strehimoreve kundër bombave, ndërsa situata mbetet e tensionuar dhe zhvillimet po ndiqen nga afër.

Related Articles