Tre të rinj kanë humbur jetën të shtunën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, raporton Gazeta “Enigma”.
IndeksOnline ka publikuar pamjet e kamerave nga ndodhia, ku dëgjohet zhurma e shembjes së objektit, ku brenda ishin tre viktimat.
Shihet se shtëpia e pabanuar është rrëzuar në 16:35, ndërsa viktimat janë gjetur 4 orë më pas.