“Dehari shkeli Kushtetutën, votimi i fshehtë i pavlefshëm” – Eksperti i Kushtetutës shpjegon vendimin

“Dehari shkeli Kushtetutën, votimi i fshehtë i pavlefshëm” – Eksperti i Kushtetutës shpjegon vendimin

Faton Fetahu, ekspert i Kushtetutës, i cili ka hartuar edhe kërkesën e dërguar në Kushtetuese për të cilën u mor vendimi sot, ka shpjeguar se veprimet e Avni Deharit përbëjnë shkelje të Kushtetutës, raporton Gazeta “Enigma”.


Fetahu përmes një postimi në Facebook përmendi si pika të rëndësishme konstatimet e Kushtetueses për shpalljen si të pavlefshëm komisionin për votim të fshehtë dhe se ndërprerja e seancës nga Dehari përbën shkelje.

“Të konstatojë se ndërprerja e njëanshme e seancës nga Kryesuesi Avni Dehari përbën shkelje të Kushtetutës dhe të aktgjykimit KO124/25, dhe se veprimet e tij janë në papajtueshmëri me nenin 116 të Kushtetutës”, tha ai.

Tutje ai ka theksuar se ishte i bindur në këtë epilog dhe tha se iu aprovua nga Kushtetuesja sugjerimi i tij për të dalë nga kriza.

“Sot, ajo zgjidhje u konfirmua dhe afirmua nga vetë Gjykata si rruga e vetme legjitime dhe kushtetuese. Ky vendim është më shumë sesa një fitore juridike. Është një rikthim në kushtetutshmëri, një mbrojtje e rendit parlamentar, dhe një dëshmi se besimi në Kushtetutë dhe drejtësinë kushtetuese është themeli i stabilitetit shtetëror”, deklaroi Fetahu. /Gazeta Enigma/

Related Articles