Ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një deklaratë për media tha se Dejona Mihali është e obsesionuar me kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje Krasniqi ka theksuar se jo vetëm Dejona Mihali, por të gjithë kundërshtarët e Partisë Demokratike të Kosovës e kanë obsesion Samiun, për të cilin, siç thotë Krasniqi, e kanë krijuar idenë e një gogoli.
Krasniqi ndër tjerash tha se të gjithë ata që e kritikojnë Lushtakun, sipas tij kanë deficite kombëtare të jashtëzakonshme. “Duhet me kanë goxha mendje e krisur me ditë me bë propagandën që e bën VV, prej asaj grekofiles Dejona Mihali e secilit që i shkrunë ato që i thotë ajo. E ka një obsesion me Sami Lushtakun, nuk e di a e njeh prej kohëve të kaluara a jo, nuk më ka rënë me pyet Samin, do ta pyes. Kundërshtarët tonë e kanë krejt obsesion Samin. E kanë kriju idenë e një gogoli. Dhe mendoj që ka të bëj me komplekset që kanë të bëjnë me të”, tha Krasniqi.
