Presidenti rus Putin, në një deklaratë bëri të ditur se në një mënyrë e njeh pavarësin e Kosovës dhe kjo gjë e ka tronditur shtetin serb.
Aleksandër Vuçiq e ka pranuar se kohëve të fundit gjendet në një pozitë të vështirë pas deklarimit të homologut të tij rus i cili mori si shembull krahasues vendimin e GJND-së për Pavarësinë e Kosovës duke e kërkuar të drejtën për vetëvendosje për popullin e rajonit të Donbasit.
“Ka pasur shumë ndryshime, por dua t’i njoftoj qytetarët për gjëra thelbësore dhe të kuptojnë më mirë pozicionin e Serbisë. Situata jonë ka ndryshuar shumë për të keq pas deklaratave që i ka bërë për Kosovën presidenti i Rusisë Vladimir Putin. Jo, që ka pasur ndikim në Serbi, por se çështjen e Kosovës e ka vendosur në një aspekt tjetër – aspekt të mbrojtjes së interesave ruse”, tha Vuçiq.
Presidenti serb ka cituar fjalë për fjalë deklarimin që Putin kishte në konferencën e përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, derisa vlerëson se më këtë Putin dëshiron ta justifikojë shpalljen e pavarësisë së republikave të Donbasit.
“Vladimir Putin ka vepruar për të mbrojtur interesat ruse dhe ka gjetur një vështrim ligjërisht të drejtë për të mbrojtur pushtimin e Ukrainës”, tha Vuçiq.
Vuçiq thotë se Rusia do ta njohë Kosovën, por thotë se “do të jemi nën presion të madh”./ GazetaEnigma