Deklarata e Trumpit, Krasniqi: Nëse SHBA-ja kërkon marrëveshje me Serbinë, ne i kemi institucionet e bllokuara

Deklarata e Trumpit, Krasniqi: Nëse SHBA-ja kërkon marrëveshje me Serbinë, ne i kemi institucionet e bllokuara

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar deklaratën e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili tha se do e zgjidhë sërish çështjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Kransniqi tha se është pozitive fakti që Trump për herë të parë pas shumë kohësh po e përmend Kosovën, megjithatë, tha se Kosova nuk do të jetë në pozitë të mirë, nëse nga SHBA-ja kërkohet qasje në dialog përderisa nuk kemi institucione.

“Bllokada nga kryeneçësia është e dëmshme, sepse në një moment kur nga SHBA kërkohet që të ketë një qasje më aktive sa i përket marrëveshjes me Serbinë, ne i kemi institucionet e bllokuara dhe kjo nuk është e mirë për pozitën e Kosovës”, tha Krasniqi para mediave. /Gazeta Enigma

Related Articles