Deklarohen nga Policia për aksidentin në Qerim të Gjakovës

Deklarohen nga Policia për aksidentin në Qerim të Gjakovës

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Qerim të Gjakovës.

Rastin ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i Policisë Sheremet Elezaj.

Ai bëri të ditur se në këtë aksident ishin të përfshirë një veturë dhe një autobus.

“Në fshatin Qerim në Gjakovë, rreth orës 07:55, një autobus dhe një veturë janë përfshirë në një aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, një person ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, deklaroi ai

Në këtë rast u deshtë edhe intervenimi i zjarrfikësve për ta nxjerrë të lënduarin nga vetura.

Related Articles