Deklarohet Abdixhiku pas dështimit për herë të 51-të

Deklarohet Abdixhiku pas dështimit për herë të 51-të

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas ndërprerjes së seancës së sotme, të cilën u detyrua ta mbyll kryesuesi Avni Dehari, si pasojë e përplasjes me deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu.

Abdixhiku ishte shumë i ashpër para gazetarëve, ku u shpreh se mendojnë që e drejta për formimin e shumicës t’i merret Albin Kurtit, meqë, sipas tij, nuk po dëshiron ta formojë shumicën

Ai nuk e specifikoi se kujt do të duhej t’i kalonte një e drejtë e tillë, PDK-së si e dyta, apo partisë së tij që ka dalë e treta, por shtoi se një gjë e tillë do të duhej të ishte e logjikshme.

“Në fakt, Gjykata Kushtetuese është shumë e qartë, përgjegjësia për formimin e shumicës i takon të parit. Meqë i pari nuk po do ta shfrytëzojë këtë të drejtë, atëherë kjo e drejtë t’i merret të parit pra, ky është mendim politik. Ne po japim një mendim tonin, le t’i merret e drejta.” – tha Abdixhiku.

Related Articles