Deklarohet Haziri para takimit me Lajçakun: Mbetet të shihet se çka ka përgatitur emisari i BE-së

Deklarohet Haziri para takimit me Lajçakun: Mbetet të shihet se çka ka përgatitur emisari i BE-së

Emisari Special i Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, do të zhvillojë një vizitë dyditore në Kosovë.

Ai përpos krerëve të shtetit, do të takohet edhe me partitë opozitare.

Para takimit të së nesërm u deklarua nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri.

Haziri për Klankosova.tv tha se mbetet të shihet se çka do të dalë nga takimi i nesërm.

“Nuk është hera e parë. z. Lajçak, në çdo vizitë zhvillon takime edhe me kryetarin e LDK-së dhe me mua si i ngarkuar për dialog”, tha Haziri.

“Po, ka takim me neve si LDK, unë e përfaqësojë. Nuk e di se a ka takim edhe me parti tjera opozitare, sepse nuk ka bllok opozitar, ka LDK, PDK, AAK”, theksoi ai.

Numri dy i LDK-së tha se mbetet të shihet se çka ka përgatitur emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Related Articles