Ndihmësi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka distancuar shtetin e tij nga sulmi në Moskë.
Mykhailo Podolyak ka thënë se “më lejoni të jem i qartë, Ukraina absolutisht nuk ka të bëjë asgjë me këto ngjarje”.
Ukraina dhe Rusia janë në luftë që dy vjet, pasi forcat ruse nisën pushtimin e Ukrainës në shkurtin e vitit 2022.
Shërbimi rus i Sigurisë, FSB, ka njoftuar se të paktën 40 persona janë vrarë dhe 100 të tjerë janë plagosur në sulmin në sallën e koncerteve në Moskë, raporton BBC.
Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
Ndërkaq, SHBA-ja kishte paralajmëruar se do të ketë sulme në Rusi.