Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u shpreh se kandidati republikan për president, Donald Trump, i tha atij se SHBA do të vazhdojë të mbështesë vendin e tij nëse ai zgjidhet këtë nëntor.
Zelensky mohoi gjithashtu raportet se ai mbështeti rivalen demokrate të Trump, zv/presidenten Kamala Harris.
Në një intervistë me Fox News të shtunën, udhëheqësi ukrainas tha se ndërsa ai “nuk e di se çfarë do të jetë pas zgjedhjeve dhe kush do të jetë presidenti”, Kievi do të presë “përgjigje… nga Shtetet e Bashkuara”.
Ai theksoi se qëndrimi i Uashingtonit është veçanërisht i rëndësishëm pasi ai ka qenë gjithmonë mbështetësi kryesor i Kievit.
Në lidhje me bisedën e tij me Trump të premten, Zelensky e përshkroi atë si “me të vërtetë produktive”.
“Kam marrë nga Donald Trump informacion shumë të drejtpërdrejtë se ai do të jetë në anën tonë, se ai do të mbështesë Ukrainën”, vazhdoi ai.
Zelensky shtoi se kandidati republikan ishte “shumë i interesuar” për të dëgjuar “drejtpërdrejt” nga ai për situatën aktuale në vijën e parë, si dhe nevojat e Ukrainës.