Çfarë dëshiron Vladimir Putin? Një element që siguron jo pak të dhëna është “Shteti i Bashkuar”, një organizatë mbi-kombëtare e përbërë nga Rusia dhe Bjellorusia që u themelua në vitin 1996. Ajo synonte të krijonte gradualisht një hapësirë të vetme politike, ekonomike, ushtarake dhe kulturore.
Por vizioni i Putinit për rikrijimin e Bashkimit Sovjetik nuk ndalet me Bjellorusinë. Ai ka ndërtuar në heshtje, por me zell të madh, prej 2 dekadash strukturat përbërëse të BRSS 2.0. Dhe pak javë më parë, Rusia ka njoftuar se territoret e pushtuara të Ukrainës që janë aneksuar nga Rusia – si dhe milicitë e tyre të armatosura – do të bëhen gjithashtu pjesë e Shtetit të Bashkuar.
Por çfarë është BRSS 2.0? Ai u krijua në disa faza gjatë mesit dhe deri në fundin e viteve 1990. Në vitin 1996, u arrit një marrëveshje për krijimin e Shtetit të Bashkimit midis Bjellorusisë dhe Rusisë. Vitin që pasoi u nënshkrua “Traktatit për Bashkimin midis Bjellorusisë dhe Rusisë”.
Ndërkohë në vitin 1999, u nënshkrua zyrtarisht “Traktati për krijimin e Shtetit të Bashkuar të Rusisë dhe Bjellorusisë”. Që nga ajo kohë synimi kryesor ka qenë rindërtimi i asaj që njihet si “BRSS 2.0” ose “Perandoria Ruse 2.0”. Ngjarje të tjera tregojnë se ambiciet e vërteta të Putinit shtrihen shumë përtej Bjellorusisë.
Pasi që nga fillimi i luftës kjo organizata ka pasur një vëmendje të përtërirë, sidomos javët e fundit që nga fillimi i referendumeve të rreme mbi aneksimin. Ja cilat janë disa nga momentet kryesore të kësaj historie:
Në vitin 2001, ish-presidenti i Moldavisë Vladimir Voronin njoftoi mbi planet për anëtarësimin e Moldavisë në “Shtetin e Bashkuar”, por ai plan nuk u zbatua kurrë.
Në vitin 1999, Slobodan Miloshevic shpalli dëshirën e tij që vendi i tij t’i bashkohej kësaj organizate si vëzhgues.
Në Kirgistan në qershor 2007, opozita kërkoi mbajtjen e një referendumi për t’iu bashkuar Shtetit të Bashkuar.
Më 17 tetor 2008, “parlamentet” e territoreve të pushtuara nga Rusia të Abkhazisë dhe Osetisë Jugore morën statusin e vëzhguesve të përhershëm në “Asamblenë Parlamentare të Shtetit të Bashkuar”.
Më 30 shtator 2022, zëdhënësi për mediat i Kremlinit, Dmitry Peskov, njoftoi se territoret e aneksuara të Ukrainës do të bëhen jo vetëm pjesë e Rusisë, por edhe e Shtetit të Bashkuar.
Më 9 tetor 2022, drejtori i departamentit të dytë të Ministrisë së Jashtme ruse, Alexey Polishchuk, tha se formacionet e armatosura e të paligjshme të “Republikës Popullore të Donetskut”, “Republikës Popullore të Luhanskut” dhe pjesëve të pushtuara në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia, u bënë pjesë e Shtetit të Bashkuar të Rusisë dhe Bjellorusisë.
Gjatë këtij vitit, Sekretari i Shtetit i kësaj organizate Dmitry Mezentsev vizitoi 4 herë territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës, dhe madje mori pjesë në një takim në Donetsk, së bashku me zëvendësin e parë të Administratës Presidenciale të Rusisë Sergej Kiriyenko dhe zëvendëskryetarin e parë të Këshillit të Federatës Andriy Turchak. Ata miratuan dhënien e një fondi prej 3 miliardë rublash (48 milionë dollarë) për të mbështetur administratat pro-ruse në territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës.
Pas analizimit të veprimtarive dhe strukturës së të ashtuquajturit Shtet i Bashkuar, është e qartë se ky formacion u themelua dhe u mbështet me të vetmin qëllim për të riprodhuar “BRSS 2.0”. Pra vetë ekzistenca e një strukture të tillë parashikon pushtimin e dhunshëm të shteteve të pavarura, që ishin më parë pjesë e hapësirës post-sovjetike.
Sipas politologëve që analizojnë proceset në hapësirën post-sovjetike, Rusia po planifikon për në vitin 2023 një tranzicion të pushtetit, që nënkupton kalimin e Vladimir Putin në postin e “Sekretarit të Përgjithshëm të Shtetit të Bashkuar”. Ai nuk do të përfshijë vetëm Rusinë dhe Bjellorusinë.
Më datën 13 gusht, propagandisti dhe “politologu” i Kremlinit Anton Bredikhin tha se përveç Rusisë dhe Bjellorusisë, “Bashkimi i ri Sovjetik” mund të përfshijë territoret e pushtuara përkohësisht të Gjeorgjisë, Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut; territoret aktualisht të pushtuara të Ukrainës; Transnistrian dhe Republikën Autonome të Gagauzisë në Moldavi.
Kjo është një politikë agresive kundër shteteve të hapësirës post-sovjetike që nuk duan t’i bashkohen bashkimit të ri. Sipas Bredikhin, në këtë super-shtet të ri mund të bashkohen Armenia, Azerbajxhani dhe Kazakistani (por kjo është më shumë një dëshirë sesa një fakt). Proceset e përshkruara më sipër rrjedhin nga një faktor: dëshira e Vladimir Putin për të riprodhuar perandorinë e shekullit XX-të, një “BRSS 2.0”, gjë e cila ka të ngjarë të çojë
në kriza të reja politike apo konflikte ushtarake. Fillimi i riprodhimit të “perandorisë së re sovjetike” është vetëm hapi i parë në një politikë agresive kundër shteteve të pavarura të hapësirës post-sovjetike, që nuk duan t’i bashkohen bashkimit të ri. Ukraina rezultoi të ishte e para në listën e Kremlinit.