Pas ngjarjes kur një foshnje u gjet e pajetë, e futur në një valixhe në dollapin e shtëpisë në Korçë, kanë dalë rezultatet e ekspertizës.
Burime pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, për Top Channel, kanë bërë me dije se foshnja e gjetur në valixhe ka lindur e gjallë.
Ka qenë me shenja jete kur është futur në valixhe nga nëna 40-vjeçare me sëmundje të theksuara të shëndetit mendor.
Mostrat e foshnjës të gjinisë mashkullore u dërguan, menjëherë pas zbulimit të ngjarjes, drejt Tiranës, ku konfirmohet se foshnja ka lindur e gjallë.
Pritet që akti i ekspertimit të mbërrijë në prokurorinë e Korçës për të bërë më pas edhe ndarjen e veprës penale që rëndon mbi Valmira Hasimllarin.