Del ekspertiza përfundimtare për Lear Kurtin: Vdiq nga mbidoza

Del ekspertiza përfundimtare për Lear Kurtin: Vdiq nga mbidoza

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka administruar aktin e ekspertimit mjeko-ligjor në lidhje me shkaqet e vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurti.

Pas kryerjes së aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, ka rezultuar se shkaku i vdekjes së Kurtit ka qenë mbidozimi me lëndë narkotike të llojit kokainë.

NJOFTIMI

“Në përgjigje të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, përcaktohet diagnoza Anatomo-Patologjike:

Mbidozim (Helimim) akut me lëndë narkotike e llojit kokainë. Ishemi akute Hypoksite e miokardit e shoqëruar me kontraktim dhe deformim të miofibrilive, edemë e shprehur e trurit, stazë vazale dhe ekstravazat kapilar, atelektazë dhe emfizemë kompesatore e mushkrisë, hepatit kronik persistent.

Shkaku i vdekjes se shtetasit Lear Kurti ka qenë helmimi (mbidozim) akut me lëndë narkotike të llojit kokainë, i komplikuar me shok toksik, me mekanizimin e ishemisë akute të miokardit që ka sjellë për pasojë asistolinë kardiake (Ndalim i menjëhershëm i zemrës)”

Related Articles