Del ekspertiza, shoferi dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit në Kroaci ku vdiqën 12 persona

Del ekspertiza, shoferi dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit në Kroaci ku vdiqën 12 persona

Dymbëdhjetë persona kanë vdekur të shtunën në Kroaci, pasi një autobus që po bartte pelegrinë polakë ka rrëshqitur nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal. Të 32 pasagjerët tjerë të mbijetuar është thënë se janë të plagosur – 19 prej tyre seriozisht.



Sipas mediave kroate, gjetjet e ekspertëve në vendin e ngjarjes tregojnë se aksidenti ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e shoferit.

Për këtë arsye pritet të kryhet edhe testi për të vërtetuar nëse ngasësi ka qenë nën ndikim të alkoholit.

Pronari i firmës polake të autobusëve ka thënë se ka marrë informacion se njëri prej shoferëve ka vdekur në aksident.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për shoferë polakë me përvojë duke hedhur poshtë mundësinë që ata t’i ketë marrë gjumi, pasi nuk janë fillestarë.

Related Articles