Del në foto me Kiarën, zbulohet një tjetër pjesëmarrës i njohur tek emisioni i saj i ri

Del në foto me Kiarën, zbulohet një tjetër pjesëmarrës i njohur tek emisioni i saj i ri

Olsa Muhameti na ka zbuluar tashmë se së shpejti do të nis sezoni i dytë i “Kepi i Tundimeve”. Dihet se ky sezon do të ketë shumë ndryshime dhe pjesëmarrës dinamik edhe pse tashmë kanë nisur të aludohen disa emra të personazhe VIP.



Sezoni i ri do të jetë gjatë muajve të verës dhe shumë shpejt do të nisin xhirimet.

Në këtë sezon të dytë të “Kepi i Tundimeve” nuk mund të mungonin edhe disa ish-banorë të “BBV2”, të cilët tërhoqën gjithë vëmendjen e publikut për disa muaj dhe vazhdojnë akoma ta kenë.

Vetëm pak më parë është zbuluar edhe një tjetër personazh VIP, i cili do të jetë pjesë e “Kepi i Tundimeve”, por këtë herë jo një ish-banor i “BBV2”, por një ish-konkurrentë i Për’puthen dhe ai është Mevlan Shaba.

Kjo është vërtetuar pasi vetëm pak më parë ka postuar në Instastory një video me Kiara Titon nga Bodrumi, ku dhe po zhvillohen xhirimet e sezonit të ri.

Related Articles