Prokuroria e Ferizajt me operacion kundër kontrabandimit të mallrave dhe artikujve ushqimorë, ndalohen pesë persona

Prokuroria e Ferizajt me operacion kundër kontrabandimit të mallrave dhe artikujve ushqimorë, ndalohen pesë persona

Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë, Doganën, Inspektorët e Treggut dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës kanë realizuar një alsion të gjerë ku janë kontrolluar disa lokacione në Prishtinë, Ferizaj dhe Prevallë.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria njofton se nga ky operacion janë arrestuar pesë persona për shkak të dyshimit të veprave penale “Kontrabandimi i  mallrave”, “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë” dhe “Mashtrimi i blerësve” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit nga marsi i vitit 2023 e në vazhdimësi edhe tani, përmes pikës kufitare që lidh Kosovën me Maqedonin e Veriut,  të pandehurit, kalojnë vijën kufitare duke bartur mallëra dhe shmangin kontrollin doganorë, ashtu që me mjete të ndryshme të transportit duke shfrytëzuar rrugët ilegale nëpër rrugë malore dhe rrugë të tjera kontrabandojnë mallra të emëruara si “mjaltë”  me origjinë nga vende të ndryshme, e cila futet në paketime të ndryshme dhe në kavanoz dhe këto mallra futen në Kosovë duke i’u shmangur kontrollit doganorë dhe kontrolleve sanitare nga AUV në lidhje me cilësinë e këtyre produkteve, me ç’ rast Doganës së Kosovës i shkaktojnë dëm të konsiderueshëm material, me këtë ekziston dyshimi i arsyeshëm që secili veç e veç ka kryer  veprën  penale “Kontrabandimi i  mallrave”  nga neni 311 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas Prokurorisë, të njëjtit, gjatë periudhës kohore të lartëcekur, në Ferizaj dhe në vende të ndryshme nëpër Kosovë, mallin e kontrabanduar e vëjnë në qarkullim për shitje pa u bërë kontrolli i nevojshëm nga enti i autorizuar- AUV në Kosovë, duke e plasuar nëpër lokale të ndryshme nëpër Ferizaj dhe nëpër vende të tjera në Kosovë duke qenë të vetëdijshëm se mjalti i kontrabanduar nuk i plotëson kushtet e nevojshme për konsum dhe se përmbanë substanca të dëmshme për shëndetin dhe paraqet rrezik të madh për shëndetin e qytetarëve të cilët e blenë këtë produkt, me këtë ekziston dyshimi i arsyeshëm që secili veç e veç ka kryer  veprën  penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”.

“Po ashtu, të njëjtit, gjatë kësaj periudhe, në Ferizaj dhe në vende të ndryshme nëpër Kosovë, me dashje dhe me qëllim të mashtrimit të blerësve vënë në qarkullim prodhime me shenjën në të cilën janë të shënuara të dhëna të cilat nuk i përgjigjen përmbajtjes, llojit, prejardhjes dhe kualitetit të produktit, me këtë ekziston dyshimi i arsyeshëm që secili veç e veç ka kryer  veprën  penale “Mashtrimi i blerësve” nga neni 293 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet më tej në komunikatën e Prokurorisë. 

Related Articles