Dy ditë më parë u helmuan pesë anëtarë të një familje llapjane, helmimi i të cilëve dyshohej se mund të kishte ndodhur nga konsumimi i ushqimit në restorantin “Ora”.
E në lidhje me këtë dyshim, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e mbylli lokalin, deri në publikimin e analizave laboratorike.
Sot përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook të këtij restoranti është bërë e ditur se pas përfundimit të këtyre procedurave, ka dalë se çdo gjë në shërbimin e tyre siç u shprehën ata është plotësisht sipas rregullave në fuqi.
“E kemi përsëritur vazhdimisht se për ne vlerat më të larta janë zbatimi i legjislacionit në fuqi, mbrojtja e traditës shumë vjeçare të familjes tonë, e mbi të gjitha, shërbimi e ushqimi cilësor ndaj klientëve. Kjo sot u konfirmua! Sot kemi pranuar vendimin e institucioneve se çdo gjë me shërbimin tonë është plotësisht sipas rregullave në fuqi. Shërbim i PASTËR”, thuhet në njoftimin e tyre.