Delawie: BE-ja duhet ta ndalojë përkëdheljen e Vuçiqit

Delawie: BE-ja duhet ta ndalojë përkëdheljen e Vuçiqit

Kanë kaluar mbi një muaj prej agresionit të Serbisë në Kosovë.

Më 24 shtator, një grup terrorist i armatosur serb e ka sulmuar policinë e Kosovës, me ç’rast u vra polici Afrim Bunjaku.

As pas kësaj kohe, nuk është ndërmarrë ndonjë masë ndaj Serbisë.

E për këtë arsye ka reaguar ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Greg Delawie.

Ai tha se Bashkimi Evropian duhet të ndalojë përkëdheljen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

“Pjesë interesante për pjesëmarrjen serbe në një sulm terrorist në Banjska të Kosovës që vrau një polic. BE me të vërtetë duhet të ndalojë së përkdheluri Vuçiqin”, tha ai.

Related Articles