Delegacioni i Parlamentit Evropian dënon sulmin terrorist në Ibër Lepenc

Delegacioni i Parlamentit Evropian dënon sulmin terrorist në Ibër Lepenc

Delegacioni i Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Kosovën ka dënuar ashpër sulmin terrorist të ndodhur mbrëmë në kanalin e Ibër Lepencit.

Në reagimin e nënshkruar nga eurodeputetët Davor Ivo Stier, kryetar i Delegacionit për Marrëdhëniet me Kosovën, dhe Riho Terras, raportues i përhershëm për Kosovën, ata theksuan se autorët e këtij akti duhet të dalin para drejtësisë, shkruan Gazeta Enigma.

Për më tepër, ata shprehën mbështetje të plotë për autoritetet kosovare në hetimin e këtij sulmi dhe kërkimin e përgjegjësisë.

“Në emër të Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Kosovën dhe si raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Kosovën, dënojmë sulmin e 29 nëntorit 2024 në infrastrukturën kritike pranë Zubin Potokut, Kosovë. Shprehim solidaritetin tonë të plotë me qytetarët e Kosovës dhe mbështetjen tonë për institucionet e Kosovës në kryerjen e një hetimi të plotë për identifikimin dhe mbajtjen e para përgjegjësisë të personave përgjegjës për këtë sulm kriminal”, u tha në reagimin e nënshkruar nga eurodeputetët Davor Ivo Stier, kryetar i Delegacionit për Marrëdhëniet me Kosovën dhe Riho Terras, raportues i përhershëm për Kosovën.

Related Articles