Federata e Futbollit të Kosovës e ka nisur Kuvendin Zgjedhor për kryetar të shtëpisë më të madhe të futbollit kosovar.
FFK-ja i ka nisur punimet në këtë kuvend, i cili ngjalli polemika si asnjëherë më parë
Kryetari aktual, Agim Ademi, që njëherit është edhe kandidati i vetëm në këtë kuvend.
Delegat si Abedin Zeka i Trepçës 89, Feti Mursei i Dritës, Malazog Hoxha – i Lidhjes Rajonale Gjilani, Rrahman Haradini nga FC Prishtina, janë emrat të cilët nuk kanë pranuar të hyjnë në këtë Kuvend Zgjedhor.
Para votimit të Ademit, drejtori i Dritës, Valon Zymberi u shpreh i ashpër me organizimin e këtij kuvendi, teksa thotë se është në mbështetje të Gramoz Vokrrit.
“Do të jemi deri në fund me Gramoz Vokrrin, ky kuvend është i jashtëligjshëm”, ka thënë Zymberi.
“Ka edhe delegatë tjerë që nuk duan të jenë pjesë e këtij kuvendi. I ftoj organet që të kenë kujdes me monitorimin e këtij kuvendi”, tregoi ai.
“Çdo hap që është bërë është në kundërshtim me Ligjin e Sportit”, shtoi ai.