Federata e Futbollit e Kosovës i ka deleguar gjyqtarët për xhiron e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Xhiroja e 32-të do të luhet të shtunën dhe të dielën. Dy ndeshje do të luhen të shtunën kurse, tri të dielën.
Vëmendja pritet të jetë të dielën në derbin Llapi – Ballkani, suharekasve i duhet një barazim për t’u shpallur kampion, kurse skuadra e Tahir Batatinës kërkon fitoren për vendin e dytë.
Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë Besfort Kasumi, kurse asistentët e tij do të jenë Gzim Mehmeti dhe Fatlum Jashari, në var do të jetë Genc Nuza.
Gazeta Enigma ua sjellë delegimet e plota për këtë xhiro: