Delfin Pllana emërohet ambasador i Kosovës në Hungari

Delfin Pllana emërohet ambasador i Kosovës në Hungari

Tani e tutje Kosova ambasador të saj në Hungari do ta ketë Delfin Pllanën.

Lajmin për emërimin e tij e ka bërë të ditur presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një postim në rrjetin social X.

“I shpreh urimet e mia më të mira ambasadorit të emëruar Delfin Pllana, ndërsa ai merr detyrën e re si ambasador i Republikës së Kosovës në Hungari.
Unë jam e bindur se ai do të vazhdojë të forcojë lidhjet midis vendeve tona dhe të thellojë lidhjet midis popujve tanë”, është shprehur Osmani. /Gazeta Enigma

Related Articles