Të premten në varrezat e fshatit Llashticë në komunën e Gjilanit do të varroset Deli Hyseni i cili ka ndërruar jetë në shtetin e Francës.
Ai ishte njëri nga të mbijetuarit e masakrës së Llashticës.
Këtë e ka bërë të ditur për gazetën “Enigma” kryesia e këshillit të fshatit Llashticë.
Forcat paramilitare të mbështetur edhe nga policia serbe vranë pjesëtaret e familjes Hyseni e Shabani dhe anëtarët e familjeve tjera shqiptare në vitin 1999. Deli Hyseni ishte plagosur në këtë masakër por kishte arritur që të mbijetonte.
Pas përfundimit të luftës gjendja e tij shëndetësore ishte keqësuar dhe kishte pasur dëmtim të shikimit dhe dëmtime tjera.
Të pushkatuarit e datës 30 prill 1999 në fshatin Llashticë janë:
Hysen Deli Hyseni i lindur më 10.05.1933
Ajshe Hysen Hyseni e lindur më 11.12.1937
Fazli Hysen Hyseni i lindur më 06.01.1963
Arife Fazli Hyseni e lindur më 21.08.1963
Driton Fazli Hyseni i lindur më 13.02.1982
Mirije Deli Hyseni e lindur më 19.05.1970
Blerim Ramadan Halili i lindur më 22.12.1983
Rifat Xhemajl Shabani i lindur më 14.09.1919
Selami Rifat Shabani i lindur më 02.12.1954
Zijavere Ejup Shabani e lindur më 15.06.1962
Fisnik Selami Shabani i lindur më 20.12.1996
Sylejman Ymer Ibishi i lindur më 18.06.1932
Xhavit Banush Berisha i lindur më 10.12.1935